Gili me “Zemër
Këngëtarja Gili pritet që pak para Vitit të Ri do të vijë me klipin “Zemër”, këngë kjo që është punuar nga burri i saj Ilir Berani.
“Përpos kësaj nuk ka ndonjë befasi të madhe në karrierën e Gilit, por befasi të këndshme do të ketë pas Vitit të Ri, kur Gili do të punojë edhe për albumin e saj”, ka thënë burri i Gilit, Ilir Berani.
Kënga “Zemër” është pjesë e albumit të fundit të Gilit, “Fol për mua”.
Ndërkaq, në lidhje për ndonjë bashkëpunim apo ndonjë duet të radhës, Berani ka thënë për Rozë se ende nuk ka diçka konkrete.
“Nuk besoj që do të ketë ndonjë këngë të këtillë, por nëse do të ketë, pse jo”, tha ai për Express.
Gili kishte realizuar dy hite në vitin 2008 dhe 2009, të cilat edhe sot dëgjohen nëpër vende të ndryshme në Kosovë.
Në vitin 2009, Gili ishte paraqitur në festivalin Top – Fest në një duet me Enis Potokun me këngën “Kur u ndamë”, një këngë kjo që është një hit dhe deri tani në youtube.com është klikuar më shumë se 350 000 herë.
Edhe kënga e vitit 2008 me Sinan Vllasaliu “Prapëseprapë” është një hit, i cili po ashtu në youtube.com ka rreth 500 000 klikime për dy vite.
Tani menaxheri dhe kompozitori i Gilit, Ilir Berani thotë se ata do të mbushen energji për vitin 2011, kur sigurisht që pritet një këngë e re e këngëtares së njohur kosovare.