Fëmijët 5 vjeç, me detyrim 1 vit arsim parashkollor
Po keshtu do te jete kusht qe per te dhene mesim ne gjimnaze, mesuesit te kene patjeter master shkencor. Reforma e re ne arsimin parauniversitar do te vihet ne zbatim nga viti qe vjen. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, gjate prezantimit te projektligjit “Per arsimin parauniversitar”, tha se keto ndryshime garantojne nje rritje sistematike ne arsimin shqiptar. “Ky projektligj do te ndryshoje statusin e mesuesit dhe maturen shteterore”, tha ministri, duke shtuar se projektligji eshte ne perputhje me standardet europiane. “Çdo femije 5 vjeç duhet te vijoje te pakten 1 vit arsim parashkollor per pararegjistrim ne klasen e pare”, tha Tafaj. Sipas tij, ne arsimin parashkollor mesuesit do te jene me arsim universitar 3 vjeçar dhe ne arsimin parauniversitar mesuesit duhet te jene me master. “Me ndryshimet e bera vendosen standarde te perparuara ne formimin universitar te mesuesve te rinj dhe kualifikimin e vazhduar te mesuesve ne detyre, sipas modelit te Finlandes. Ligji institucionalizon plotesisht statusin e mesuesit dhe drejtuesit te shkolles ne kuptimin e te drejtave, detyrave, si dhe procedurave te konkurrimit per emerimin ne pune”, tha Tafaj. Ai shtoi se ligji perfshin per here te pare ne skemen financiare metoden e granteve per shkollat publike, me qellimin per te nxitur zhvillimin e tyre. Sipas tij, per here te pare sanksionohen sipas praktikave te vendeve te BE-se te drejtat dhe detyrimet e nxenesve e prinderve, si dhe raportet mesues-nxenes-prind, shkolle – prind. Ne projektligj eshte parashikuar edhe vendosja e standardeve te njejta te kurrikulare dhe te kualifikimit te mesimdhenesve ne sistemin privat, njesoj si me ate publik. “Ligji sanksionon nje strukture dhe standarde kurrikulare moderne – te mbeshtetura ne pervojen e vendeve me te suksesshme ne arsim. Ne kete kendveshtrim, ligji mbeshtet teresisht thellimin e reformes se kurrikules ne arsimin parashkollor, te detyruar dhe atij te mesem”, tha Tafaj. Po keshtu, parashikohet vendosja e standardeve europiane per vetevleresimin e shkolles si dhe Vleresimin e jashtem te saj. Kjo do te arrihet permes sondazheve (kampionimit) statistikisht te mbeshtetura gjate vitit per klasat e ndermjetme, si dhe provimeve perfundimtare kombetare, provimit te lirimit dhe Matura Shteterore, e finalizuar me diplome. Nxitja e nxenesve te talentuar
Parashikon masa konkrete per mbeshtetjen e nxenesve me prirje te veçanta (talentet). Perveç kurrikules me zgjedhje qe diferencon prirjet dhe interesat e femijeve, ligji shkon me tej dhe e zgjeron detyrimin e shtetit per nxenesit me aspirata te veçanta, duke i shtuar shkollave te ashtuquajtura social-kulturore per muziken, artet dhe sportet, edhe shkollat per shkencat dhe teknologjine, duke filluar nga cikli i larte i arsimit baze. Ky eshte nje hap kah kultivimi i hershem i nxenesve me prirje te spikatura.