E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet Dita e Mësuesit, Berisha: Prioritet rritja e pagave, arsimi shtyllë e programit qeverisës

07-03-2013 / Gazeta 55

Sikurse çdo vit festohet edhe sot në të gjithë vendin 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Buqeta me lule në shenjë mirënjohje e respekti iu dhurohen sot edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar në mbarë vendin, ku drejtuesit e shtetit dhe partive politike do të jenë të pranishëm në disa prej tyre.

Kryeministri Berisha uron mësuesit
Në aktivitetin e organizuar për t’i uruar festën mësuesve shefi i qeverisë përmendi një serë arritjesh ne arsim. Arsimi do të vazhdojë të jetë një ndër shtyllat e programit qeverisës premtoi shefi i qeverisë, ndërsa e vendosi mësuesin në krye të përpjekjeve të shoqërise drejt ndryshimit.
Për këtë kryeministri ka marrë falenderimet e mësuesve, prindërve por dhe nxënësve.
Gjithçka në procesin e integrimit varet nga vokacioni juaj i tha kryeministri mësuesve.
Por rruga drejt zhvillimit nuk është pa pengesa. Janë vetëm tre ligje që sipas shefit te qeverise ato që e lanë Shqipërinë prapa derës së BE. Ndërsa pranvera e këtij viti, u shpreh kryeministri, është përcaktuese prandaj tha se duhet bërë gjithçka për të zhvilluar zgjedhje të lira pasi ndryshimi është jetik për vendin.

Tafaj: Po garantojnë suksesin e reformës arsimore
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj në mesazhin e tij ka përcjellë urimet më të sinqerta për mësuesit, me kontributin e të cilëve arsimi ynë po i afrohet përditë e më shumë standardeve evropiane, duke garantuar suksesin e reformës arsimore të qeverisë.

Mesazhi i Ministrit të Arsimit në Ditën e Mësuesit
Të nderuar mësues dhe pedagogë,
7 Marsi, dita e nderimit të mësuesit, më jep kënaqësinë t’Ju përcjell me shumë respekt dhe mirënjohje urimet më të sinqerta për Ju, familjet tuaja dhe nxënësit e studentët që mësoni.
Me punën, pasionin e dashurinë për profesionin, për dijet, për nxënësit dhe studentët, Ju i keni dhënë një vizion të ri traditës së shkëlqyer të arsimit kombetar. Me vullnetin dhe këmbënguljen që Ju karakterizon për të realizuar misionin tuaj fisnik, çdo orë e ditë pas dite, Ju po provoni se me mençuri keni garantuar suksesin e reformës arsimore të qeverisë Berisha.
Bashkërisht,me kontributin Tuaj të vyer, ne po e afrojmë, çdo vit e me shumë arsimin tonë me standardet më të mira të arsimit europian. Ju meritoni një përshëndetje të veçantë për të gjitha arritjet e këtyre viteve në fushën e arsimit.
Rruga e reformimit të sistemit tonë arsimor është e gjatë dhe e vështirë. Ne kemi provuar se kemi ditur t’ia dalim dhe po ia dalim me sukses.
Ju jeni siguria e procesit të pandalshëm të modernizimit të arsimit dhe të rritjes cilësore të tij-përfundon mesazhi i ministrit Tafaj.

7 Marsi është njohur si Dita e mësuesit, pasi më 7 Mars të viti 1887 u hap në Korçë Mësonjëtorja e parë Shqipe, ku mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›