Meta: 3 ligjet, presim opozitën të reflektojë, në të kundër referendumi është i pashmangshëm

Ilir Meta nuk e quan të mbyllur rrugën për votimin e tre ligjeve në Parlament. Mazhoranca vazhdon të presë opozitën. Kjo pritje konfirmohet pas apelit të përsëritur të komisionerit Fyle për miratimin në Kuvend të tre ligjeve që do t’i garantonin vendit statusin e vendit. Demokratët si nismëtarë kanë zgjedhur të heshtin, por jo kreu i LSI-së.
Sipas tij, mazhoranca është gati t’i miratojë ligjet në Kuvend, dhe kjo për të është rruga e duhur, nëse opozita reflekton
Opozita nuk ka lënë shteg ndonjë mundësi të miratimit të ligjeve para datës së zgjedhjeve. Me qëndrimin bllokues socialistët sipas Ilir Metës kanë krijuar një precedent të rrezikshëm.
Por sërish, shpresa vdes e fundit.
Komisioneri Fyle nuk e ka mbështetur referendumin, jo se është i kundraligjshëm, por se nuk është kjo mënyra se si BE pret të zgjidhen çështjet mes politikës në Shqipëri. Ngërçet janë traditë e politikës shqiptare dhe me tre ligjet palët duhet të kalonin një tjetër provë për t’u dëshmuar bashkëpunues, në emër të integrimit, si interes kombëtar dhe jo si interes personal.