E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet Nata e Bardhe


Edhe këtë vit në natën e bardhë,  një festë jo zyrtare por që kremtohet prej disa vjetësh në Tirane, kanë gëluar rrugët nga njerëzit e shumtë që kishin dalë për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.

“Do të festojmë edhe këtë vit Natën e Bardhë. Normalisht në lokalet më të “çmëndura”, thotë një vajzë.   

Fluksi i lëvizjeve ka influencuar edhe trafikun. Makina të shumta kishim mbushur rrugët e qëndrës së kryeqytetit por jo vetëm. Atmosfera festive është ndjerë edhe në lokalet e natës, të cilët kanë qenë të mbushur me njerëz edhe më shumë se zakonisht.

“Ka pasur shumë fluks njerëzish dhe ndjehen mirë dhe sot është një natë e bardhë dhe shumë e bukur”, thotë Ilir Merkoçi, një menaxher lokali.

“Po ja kalojmë shumë mirë. Më bëhet qejfi që ka dalë rinia dhe ishte një natë shumë e bukur të ecje në qytet dhe të shihje vetëm të rinj”, tha një tjetër vajzë.   

Ndryshe nga vitet e mëparëshme, Bashkia e Tiranës nuk është marrë me asnjë prej organizimeve festive. Kanë qenë vetë qytetarët ata që kanë vendosur ta kthejnë këtë natë në një natë argëtimi dhe hareje.

“Po ja kalojmë shumë mirë. Kemi dalë për të festuar si të gjithë shqiptarët. Kemi gjjithë këto vite që e festojmë dhe kemi dalë për të bërë qejf pasi një herë në vit ndodh”, thotë një qytetar.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Elbasan, mungesë uji
Burimet që furnizojnë ujësjellësin e Elbasanit kanë pësuar rënie drastike për shkak të thatësirës dhe në qytet ka mungesa të theksuara me furnizim. Ligji për mbeturinat
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me komisionerin e Bashkimit Europian për Mjedisin, zotin Poticnik, me të cilin ka diskutuar edhe mbi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. “Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së
Pas protestave të njëpasnjëshme kundër miratimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, përfaqësuesit e shoqërise civile, kanë nënshkruar një kërkesë, për shfuqizimin e dy neneve të këtij ligji përmes referendumit. Ura e Poloskës rrezikon shëmbjen
Ura e Poloskës e cila është e vetmja që mundëson kalimin nga qyteti i Bilishtit në fshatin Miras dhe anasjelltas, rrezikon shëmbjen. Ohër-Strugë-Pogradec, projekti i tragetit, i parealizuar
I premtuar 6 vjet me pare projekti per linjen e tragetit qe do te kalonte ne 3 qytetet e Ohrit, Struges dhe Pogradecit, per te mundesuar edhe zhvillimin e metejshem te turizmit, ende nuk po shkon drejt realizimit.

Lajmet kryesore

Nafta, hetim Ministrisë së Brendshme
Skandal me tenderat e viteve 2009-2010
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Sistemi zgjedhor, komisioni fillon punën
Ndahet nga jeta Leka Zogu
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›