E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Realit Zhoze Murinjo me superlativa per Ronaldon

Njëqind e tetëdhjetë e gjashtë gola në 185 ndeshje me Realin e Madridit janë një ngjarje e madhe. Për trajnerin e tij, Kristiano Ronaldo është asnjë dyshim jo vetëm më i madhi i kësaj epoke, por i të gjithë historisë.
Zhoze Murinjo pohon se nuk e ka parë kurrë Pelenë të luajë futboll, ndoshta ka ndjekur ndonjë dokumentar dhe po ashtu i ka rastisur të shikojë rrallë Maradonën, veçse kjo nuk e lë në mëdyshje.
“Kristiano është i mahnitshëm, - shprehet trajneri i Realit, - ai është më i miri. Me shumë gjasa, është më i miri i të gjitha kohëve. Gjithsesi, ai nuk mund të fitojë dot pa skuadrën”.
Portugezi nuk deshi të fliste për Lionel Mesin, rivalin e madh të Kristianos, që cilësohet gjerësisht si më i miri në botë aktualisht dhe si i vetmi që mund të konkurrojë me legjenda si Pele apo Maradona.
Ronaldo ka fituar vetëm një Top të Artë, atë të vitit 2008, ndërsa Mesi ka marrë plot 4 radhazi, por ndoshta ky vit mund të jetë ai i duhuri për portugezin e Realit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›