E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festojne Vitin e Ri ne burg

Tirane - Dy te rinj me precedente penale u arrestuan ne flagrance me date 1 janar per "vjedhje me dhune". Zaim Tanushi, lindur ne Diber dhe banues ne Bathore, i denuar me pare per vjedhje dhe Emin Mataj, lindur dhe banues ne Kukes , i denuar me pare per vjedhje, qe te dy 19 vjec jane prangosur pasi rreth ores 03.30, te dates 1 janar, ne kryqezimin e Bulevardit "Zogu i I-re", me rrugen "Fortuzi", ne bashkepunim me njeri - tjetrin, i kane vjedhur me dhune 2 800 leke Erind Kavallit, 17 vjec. Nderkohe, gjate kontrollit personal, Matajt ju gjet dhe ju sekuestrua ne cilesine e proves materiale shuma e vjedhur prej 2800 leke si dhe nje doreze hekuri e cila u dergua per ekspertim ne laborator. Dy te rinjte akuzohen per konsumimin te veprave te "vjedhjes me dhune" ne bashkepunim dhe "prodhimin dhe mbajtjen pa leje te armeve te ftohta".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›