Aksidenti me dy viktima policia prangos hajdutin

Ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak ndodhet edhe 25-vjecari Gjyla nderkohe qe Florenc Hida ndodhet ne spitalin e Elbasanit ku per te eshte prere edhe flete-arresti.
Viktimes se te martes ne aksidentin me motor i eshte shtuar edhe nje 18-vjecar nderkohe qe policia ka vene ne pranga drejtuesin e njerit prej mjeteve i cili rezulton ta kishte vjedhur ate. Dyshohet se ky ka qene edhe shkaku i aksidentit duke qene se drejtuesi i motorit te vjedhur ka qene duke levizur ne kahun e kundert te drejtimit si dhe ishte pa drita ndricuese.
Burimet zyrtare te policise se Elbasanit bene te ditur se eshte ndaluar shtetasi Florenc Hida pasi motocikleta tip Kavasaki me te cilen ai udhetonte rezultoi te ishte ne emer te nje shtetasi tjeter dhe te ishte vjedhur pak dite me pare. Hida ishte ne drejtim te motorit nderkohe qe 18-vjecari Bledar Tertili i cili nderroi jete dje ishte pasagjer.
Ende nuk dihet nese viktima ishte bashkepunetor ne vjedhjen e motorit apo ka qene pasagjer i rastesishem. Nderkohe ne spital ne gjendje te rende vijojne shtetasit Elvan Gjyla 25 vjec dhe Elvin Qosja po 25 vjec te cilet udhetonin me te njejtin motor me shtetasin Besim Kullaku i cili gjeti vdekjen ne momentin e aksidentit.
Policia njoftoi se ne momentin e perplasjes se dy motoreve motori i drejtuar nga Hida ishte ne kah te kundert dhe nuk kishte drita te ndezura. Si rrjedhoje drejtuesi Kullaku nuk ka mundur te shohe se ne kahun e tij po vinte nje tjeter motor. Nje gje e tille ka bere qe dy motoret te perplaseshin dhe Kullaku te humbte jeten ne vend. Ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak ndodhet edhe 25-vjecari Gjyla nderkohe qe Florenc Hida ndodhet ne spitalin e Elbasanit ku per te eshte prere edhe flete-arresti. Aksidenti i shkaktuar pasditen e se martes ka deri me tani dy te vdekur dhe tre te plagosur.