E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feston per fitoren e PS. Plagos 5 persona dhe veten

Në festën që është organizuar në Dardhas te Pogradecit janë plagosur nga pakujdesia në përdorimin e një çifteje gjahu 6 persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit në qendër të  fshatit. Mes fishekzjarreve të hedhura gjatë kësaj feste  Fatmir Pere, 35- vjet,banor i fshatit, ka qëlluar me çifte në ajër, saçmat e së cilës kanë plagosur në 5 bashkëfshatarë dhe vetë Fatmirin. Të plagosurit janë të moshave nga 16- 35 vjeç dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit. Pasi kanë marrë mjekimin ata janë rikthyer në banesat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›