E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Gjirokaster-Subash 1 i vdekur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Subash. Sipas burimeve nga policia e Gjirokastrës, automjeti Xhip Mitsubishi që drejtohej nga shtetasi Viktor Halilaj 30 vjeç  ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy shtetas, punëtorë të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Gjirokastër, të cilët ishin duke punuar në anë të saj.

Si pasojë e përplasjes Hito Bezgo 60 vjeç është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën, ndërsa Hasbi Avduli, 59 vjeç ka marrë plagë të lehta. Grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i këtij aksidenti  është humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe po punon për të dhënë detaje më të hollësishme rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›