E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket e nxjerrin nga spitali, vdes ne shtepi emigranti shqiptar

TORINO- Vdes ne rrethana misterioze pak ore pasi le spitalin, emigranti shqiptar qe punonte ne ndertim. Spitali i Kivasos ne Torino, ka hapur dje hetim per te gjetur pergjegjesit e vdekjes se punetorit shqiptar Xhevdet Agaj, 42 vjec, i cili humbi jeten te marten ne mengjes. Nje dite me pare ai i ishte nenshtruar nje kontrolli te plote mjekesor pasi kishte ndjere dhimbje te forta ne gjoks. Shqiptari kishte qendruar ne spital i shtruar ne repartin e urgjences per 12 ore dhe i ishte nenshtruar te gjitha analizave te mundshme. Dy mjeke ishin kujdesur per shendetin e shqiptarit dhe me pas, 42-vjecari ishte larguar drejt shtepise. Mediet italiane publikuan lajmin duke iu referuar autoriteteve spitalore qe konfirmonin nisjen e hetimeve. Mesohet se Agaj, ishte babai i nje femije 8 vjecar dhe nje tjetri qe do te vije ne jete pas 3 muajsh. Sipas policise, emigranti ka gjetur vdekjen ne banesen e tij, gjate oreve te nates. "Verifikimet paraprake konkluduan se persa i perket shtrimit te tij ne klinike eshte provuar se eshte kryer ne menyre korrekte i gjithe kontrolli mjekesor", thane drejtues te spitalit te Torinos. Pacienti ka qendruar per 12 ore ne spital, eshte shtruar ne repartin e urgjences dhe eshte vizituar nga dy mjeke. "Per verifikime te metejshme do te merren ne pyetje edhe dy infermiere, te cilet jane kujdesur me pacientin", deklaruan hetuesit per medien vendase. Ekspertet kane bere edhe autopsine e trupit te emigrantit Xhevdet Agaj, trupi i te cilit pritet te mberrije ne Shqiperi. "Ceshtja eshte ende per t'u sqaruar", deklaroi avokati i familjes Agaj, Carmine Ventura, qe nuk perjashtoi faktin se mund te jene te nevojshme, konsulenca te metejshme te specializuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›