E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fete kontribuojne per tragjedine e Gerdecit

Bashkia e Vores falenderon bashkesite fetare tradicionale dhe besime te tjera, si protestantet dhe shoqata e fondacione te ndryshme, qe kane ndihmuar materialisht apo ne forma te ndryshme per tragjedine e Gerdecit. Kryebashkiaku Fiqiri Ismaili beri te ditur diten e djeshme, se Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka vene ne dispozicion 800 mije leke dhe 100 pako ushqime, kurse Myftinia e Dibres ka dhuruar 140 mije leke. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise ka grumbulluar fonde per te rikonstruktuar nje shkolle ne zonen e prekur nga fatkeqesia, si dhe ndihme emergjente me 100 pako ushqime dhe 50 ngrohes per familjet e strehuara ne Konvaleshencen e Durresit. Kisha Katolike ka dhene 300 pako ushqime dhe ka ndihmuar me veshmbathje, nderkohe qe "Caritas" ka dhene nje kamion me ushqime, 300 pako me veshmbathje, medikamente etj., dhe trajton ne menyre te vecante e te vazhdueshme 20 familje. "Caritasi" eshte bere pjese e Komisionit te Emergjences dhe ka nenshkruar nje Memorandum bashkepunimi me Bashkine e Vores dhe i falenderojme te gjithe", tha kryebashkiaku Fiqiri Ismaili. Gjithashtu mesohet se Kryegjyshata Boterore Bektashiane ka dhuruar 300 mije leke, Vellazeria Ungjillore Shqiptare rreth 10 tone ushqime, 110 shtreter, 150 dysheke, rreth 1 ton pajisje mjekesore, 95 banka shkolle, 175 thase me veshmbathje etj. Ndihma ne para dhe ushqime kane dhene dhe shume fondacione qe operojne ne vendin tone dhe lista eshte shume e gjate.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›