PD kerkon "rishikimin" e Presidentit
Rozeta Rapushi
Partia Demokratike befasoi dje politiken duke dorezuar ne Komisionin e Ligjeve propozime te tjera per ndryshimin e kushtetutes. Arenca Trashani percolli propozimet e mazhorances, per te kufizuar mandatin e Prokurorit te Pergjithshem ne pese vjet nga pa kufi qe ishte, te lehtesoje procedurat per zgjedhjen e Presidentit dhe procedurat per mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit dhe qeverise. Duke i dhene te drejte Kryeministrit te kerkoje shperndarjen e Parlamentit, ne rast se nuk merr votat e duhura per mocionin e besimit ndaj qeverise.
Kur po diskutohej per reformen zgjedhore, deputetja e PD-se, Trashani, kerkoi ndryshime te tjera ne Kushtetute ne emer te selise blu. Ndryshime qe do te perfshijne politiken ne nje tjeter debat. PD propozon kufizimin e mandatit te Prokurorit te Pergjithshem, qe debatohej qe kur ne krye te institucionit ishte Sollaku. Mazhoranca kerkon qe Kryeprokurori te kete nje mandat pesevjecar, me te drejte rikandidimi. Por, PD kerkon te nderhyje ne Kushtetute dhe per menyren e zgjedhjes se Presidentit. Pasi u kalua tensioni per zgjedhjen e kreut te shtetit ne korrik te vitit te kaluar, ku per pak vendi shkoi ne zgjedhje te parakohshme, demokratet propozojne nje rrugedalje. Sipas PD, zgjedhja e Presidentit te behet me pese raunde si aktualisht, por me ndryshimin qe ne raundin e peste zgjedhja e tij te behet me shumice te thjeshte votash, pra 70+1 ne Parlament. Jo si eshte aktualisht me 3/5, qe duhen 84 vota. Numer qe kerkon konsensus te gjere ne parlament per te zgjedhur te parin e vendit.
Mazhoranca kerkon te nderhyje dhe ne nenet 104 dhe 105 te Kushtetutes, ku flitet per mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit apo ate te besimit per keshillin e ministrave. Ne ndryshimet e reja per Kushtetuten, PD i jep te drejte Kryeministrit qe te kerkoje mocion besimi per Keshillin e Ministrave, madje dhe te kerkoje shperndarjen e parlamentit, ne rast se nuk merren votat e duhura. "Ne rast se mocioni i besimit votohet nga me pak se gjysma e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kryeministri brenda 48 oresh nga votimi i mocionit, i kerkon Presidentit shperndarjen e Kuvendit", thuhet ne propozimin e PD. Ndersa per sa i perket mocionit te mosbesimit ndaj Kryeministrit, demokratet sugjerojne qe mocioni te kerkohet nga 1/5 e deputeteve. "Kuvendi mund te votoje nje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetem duke zgjedhur me votat e me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij nje Kryeminister te ri", propozon PD. Kerkohet dhe shfuqizimi i nenit per KQZ dhe perfshirjen e tij ne Kodin Zgjedhor.
Si eshte Kushtetuta
Neni 87
Presidenti i Republikes zgjidhet me votim te fshehte dhe pa debat nga Kuvendi me nje shumice prej tri te pestave te te gjithe anetareve te tij.
Kur ne votimin e pare nuk arrihet kjo shumice, brenda 7 diteve nga kryerja e votimit te pare behet nje votim i dyte.
Ne rast se edhe ne votimin e dyte nuk arrihet kjo shumice, brenda 7 diteve behet nje votim i trete.
Kur ka me shume se dy kandidate dhe asnjeri prej tyre nuk ka marre shumicen e kerkuar, brenda 7 diteve behet nje votim i katert ndermjet dy kandidateve qe kane marre numrin me te madh te votave.
Ne rast se edhe ne votimin e katert asnjeri prej dy kandidateve nuk ka marre shumicen e kerkuar, behet nje votim i peste.
Ne rast se edhe pas votimit te peste asnjeri prej dy kandidateve nuk ka marre shumicen e kerkuar, Kuvendi shperndahet dhe brenda 60 diteve behen zgjedhjet e reja te pergjithshme.
Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedures se parashikuar nga paragrafet 1 deri ne 7 te ketij neni. Ne rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shperndahet dhe brenda 60 diteve behen zgjedhje te reja te pergjithshme.
Kuvendi pasardhes zgjedh Presidentin e Republikes me shumicen e te gjithe anetareve te tij.
Neni 104
Ne rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 diteve, zgjedh nje Kryeminister tjeter. Ne kete rast Presidenti emeron Kryeministrin e ri.
Kur Kuvendi nuk arrin te zgjedhe Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikes shperndan Kuvendin.
Votimi i mocionit nuk mund te behet pa kaluar 3 dite nga paraqitja e tij.
Neni 105
Ne rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga nje e pesta e deputeteve miratohet nga shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 diteve, zgjedh nje Kryeminister tjeter. Ne kete rast Presidenti emeron Kryeministrin e ri.

Ndryshimet
Neni 87
Presidenti te zgjidhet me dy raunde.
Ne raundin e pare zhvillohen deri ne tre votime, ndersa ne raundin e dyte te zhvillohen deri ne dy votime.
Presidenti zgjidhet ne raundin e pare kur ne nje nga tre votimet e tij, njeri nga kandidatet merr jo me pak se 3/5 e votave te te gjithe anetareve te kuvendit.
Ne votimin e dyte dhe te trete mund te paraqiten kandidat te rinj.
Kur asnje nga kandidate rinj sipas kushtetove te pikes 1 te ketij neni. Kur paraqiten me shume se nje kandidat votimi zhvillohet midis dy kandidateve qe kane siguruar numrin me te larte te deputeteve propozues.
Ne votimin e katert president zgjidhet kandidati qe merr jo me pak se tri te pestat e votimeve te te gjithe anetareve te Kuvendit.
Ne rast se edhe pas votimit te katert nuk eshte siguruar shumica e kerkuar atehere Presidenti zgjidhet me shumice te thjeshte.
Neni 104
Kryeministri ka te drejte t'i paraqese Kuvendit, mocion besimi ndaj Keshillit te Ministrave.
Ne rast se mocioni i besimit votohet nga me pak se gjysma e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kryeministri brenda 48 oresh nga votimi i mocionit, i kerkon Presidentit te Republikes, shperndarjen e Kuvendit.
Neni 105
Kuvendi mund te votoje nje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetem duke zgjedhur me votat e me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij nje kryeminister te ri.
Te shtohet ne nenin 149
Prokurori i Pergjithshem ka nje mandat 5 vjecar me te drejte riemerimi
Te shfuqizohet kapitulli 12 i Kushtetutes per KQZ
PS: S'kemi dijeni per paketen e PD
Partia Socialiste tha dje se nuk ka gisht ne propozimet qe PD beri per te ndryshuar Kushtetuten per zgjedhjen e Presidentit, mocionin ndaj Kryeministrit apo mandatin e Kryeprokurorit. Nenkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, u shpreh se nuk kishte dijeni per keto propozime te reja dhe se mes paleve eshte diskutuar qe ne Kushtetute te nderhyhet per reformen zgjedhore. Ai kerkoi kohe qe deputetet te njihen me propozime te tilla. Nderkohe qe deputete te disa forcave te vogla politike si Spartak Braho, i quajten kerkesat e mazhorances si atentat ndaj Kushtetutes. Propozimet do te diskutohen ne mbledhjen e radhes se komisionit te ligjeve, e cila do te zhvillohet javen e ardhshme.