E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, Tirane-Londer per interviste

Kryeministri Berisha qendroi diten e djeshme ne Angli, ku ne studiot e televizionit BBC u eshte pergjigjur pyetjeve te gazetarit te famshem britanik, Stephen Sackur, per emisionin e tij "Hard Talk". Ky emision televiziv eshte nje nga me te ndjekurit e televizionit shteteror britanik BBC. Emisioni i themeluar ne vitin 1997 ka pasur te ftuar perfaqesuesit me te larte te politikes boterore, te cilet kane qene te detyruar t'ju pergjigjen pyetjeve te veshtira te drejtuesit te ketij emisioni politik. Pritet qe Kryeministri Berisha te pyetet ne lidhje me sfidat e reja qe do te perjetoje vendi pas marrjes se fteses per ne NATO ne Samitin e Bukureshtit. Po keshtu, kreu i qeverise do te jap pergjigje edhe per pyetje mbi politiken e brendshme te vendit. Nje vend te vecante ne interviste do te zene pyetjet per diplomacine shqiptare, ku mes tyre nje vend te rendesishem do te zene edhe marredheniet e vendit tone me Kosoven dhe lobingu qe po ben Shqiperia per njohjen e shtetit me te botes. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›