E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fevziu: Ky është buxheti i taksa paguesve

Analisti i njohur Blendi Fevziu i ftuar në Ora-News foli sot rreth buxhetit të vitit 2009. Ai u shpreh se buxheti është parë në mënyrë problematike,kur në fakt buxheti ka të bëjë më analizen politike, se si mund të shpenzohet më mirë ky fond. Fevziu e konsideron buxhetin shumë të mirë. Megjithatë analisti thekson se ka një pjesë me të cilën ai nuk është dakord duke iu referuar pagave dhe pensioneve. " Rritja e rrogave është e pa vend për mendimin tim, pasi një pjese e rritjeve të rrogave nuk ndikojnë në rritjen e ekonomisë te vendit. Ky buxhet tregon se mund të ndërtojë vepra të mëdha pasi edhe buxheti për rrugët një pjesë e madhe shkon për rrugën Kukës- Kalimash, ky nuk është buxheti i qeverisë , është buxheti i gjithë taksa paguesve", nënvizoi Bledni Fevziu. Lidhur me çështjen e komisionerëve të partive politike në zgjedhjet e vitit të ardhëm i ftuari i Ora-News tha se mendonte që secila parti të kishte komisionerët e saj, duke përfshirë këtu edhe partinë LSI. "Gjithsesi besoj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë shumë të regullta, PD dhe PS do të jenë shumë të vëmendshme që votat e partive të tjera mos të numërohen në favor të njëra tjetës", vazhdoi ai. Sa i përket pasqyrimit që i bëri media shqiptare grevës të urisë nga deputetë të pative të vogla, Fevziu u shpreh se mediat kanë shumë kapriço dhe teka dhe se greva në ditët e para të saj nuk u reflektua po thujase fare në media. Plani 6-pikësh për Kosovën ishte një tjetër nga pyetjet që iu drejtua analistit të njohur i cili e konsideroi atë si të paprecedent. "Plani 6- pikësh është plani më pa precident , ky plan bën që komunat kosovare të kontrollohet nga serbët , komuna të cilat janë aq mirë të vendosura me njëra tjeterën sa mund të krijojnë një shtet brenda shtetit dhe në rast se klasa kosovare pranon planin ndahet në dyshë , dhe në këtë pikë Kosovës i lind e drejta të bashkohet me Shqipërinë", tha ndër të tjera Blendi Fevziu. Duke marrë shkas nga raporti i fundit veshtrësitë që ende vazhdojnë edhe pas marrëvesjes për lehtësimin e vizave, Fevziu tha se në këtë monet nuk ka më kohë që të falsim për lehtësim vizash sepse Shqipëria po shkon drejt liberalizmit përfundimart të tyre. Shkrimi i sotëm i analistit ka qenë rreth Kongresit të Manastirit ,të cilin ai e konsideroi si një pararendës shumë të mirë të orientimit perëndimor të Shqipërisë. "Kongresi i Manastirit vendosi që Shqipëria të orientohet drejt perëndimit dhe shumica e atyre personave që ndodheshin aty ishin tërësisht perëndimorë, dhe 200 vjet më pas ëndrra e atyre po realizohet pasi ne jemi në rrugën drejt perëndimit:, përfundoi Blendi Fevziu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›