E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare i lexuar ndryshe është libri më i ri studimor i studiuesit Behar Gjoka

Kadare i lexuar ndryshe është libri më i ri studimor i studiuesit Behar Gjoka. Këtë herë vjen me këtë botim të nëntë në radhën e botimeve të tij, por i pesti në radhën e studimeve për shkrimtarët e letërsisë shqiptare. Ëshë një libër që sjell një koncept të ri të leximit të një vepre artistike dhe këtë herë Gjoka ka përzjedhur Ismail Kadarenë për tja servirur publikut.Në një koncept që duhet ta thithin të gjithë studjuesi theson faktin se lexuesit duhet të shkëputren nga leximi klishe, nga leximi vetëm si nevojshmëri. Patjetër duhet të kalojnë në leximin përtej asaj që duket dhe ë përqëndrohen tek i lexuari letrar.Nuk ka pasur asnjë reagim nga Kadare dhe autori nuk është se e pret një gjë të këtillë. Ka pasur një interesim nga shtëpia botuese e Kadaresë për ta thither librin, por autori ka vendosur më mirë kështu siç ka preferuar ai ta botojë. Duket se për të ka ardhur koha të lihen vecmas mendimet dhe mardhëniet njerëzore në bazë interesash dhe ajo çka është më e rëndësishmne është koncepti që ai kërkon të sjellë mes veprës së tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›