E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Progres Raporti i BE-së, pozitiv

Projektligji i Prokurorisë është hartuar në përputhje të plotë me grupet e interesit dhe pretendimet e shoqatës së gjyqtarëve. Këtë fakt e ka bërë të ditur ministria e Integrimit Majlinda Bregu, gjatë një seance raportuese në Komisionin Parlamentar të Integrimit, e thirrur nga kreu i këtij komisioni Ilir Meta për të dhënë shpjegime për progres raportin e BE-së. Bregu në fjalën e saj tha se kjo ftesë është pozitive pasi vlerëson ecurinë e deritanishme të Shqipërisë në kuadër të procesit integrues. Bregu bëri gjithashtu të ditur se Shqipëria do të raportojë në datën 2 dhjetor në Bruksel mbi përmbushjen e dy kritereve të rëndësishme të integrimit, atë politik dhe ekonomik. Ndërkohë kreu i LSI-së Meta tha se raporti e vë theksin ndjeshëm të kriza institucionale. Ndërkaq, sipas deputetit Gramoz Ruci p/ligjet e hartuara nga qeveria nuk janë bërë në përputhje me kërkesat e MSA-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›