Spanjollizohet Serie A

Napoli i Rafa Benitez e fokusoi të gjithë merkaton e tij nga Spanja dhe La Liga. Tekniku spanjoll, i cili mori drejtimin e italianëve pas largimit nga Chelsea dhe kalimit të Walter Mazzarrit te Inter, deri tani ka blerë lojtarë vetëm nga Real Madrid: Higuain, Albiol dhe Callejon, ndërsa ka marrë edhe portierin e Kombëtares spanjolle Pepe Reina.
Po ashtu si Napoli edhe Fiorentina është spanjollizuar shumë gjatë merkatos. Pasi bleu vjet Borja Valero, këtë verë Violat afruan Joaquin nga Malaga si dhe të riun Marcos Alonso. Por nuk duhet harruar se edhe Mario Gomez, pavarësisht pasaportës gjermane, është me gjak spanjolli.
Serie A ka patur disa futbollistë spanjollë ndër vite si: Gallego, Martín Vazquez, Amor, Guardiola, De la Pena, Jose Mari dhe Javi Moreno, ndërsa të parët kanë qënë Santisteban dhe Luis Suarez. Por nuk ka patur kurrë kaq sa do të ketë këtë sezon.
Më poshtë po japim listën e emrave spanjollë që luajnë në Serie A:
Borja Valero - Fiorentina
Joaquin - Fiorentina
Marcos Alonso - Fiorentina
Raul Albiol - Napoli
Jose Maria Callejon - Napoli
Pepe Reina - Napoli
Pedro Obiang - Sampdoria
Fernando Llorente - Juventus
Jose Angel Crespo - Bologna
Marti Riverola - Bologna
Sergio Gontan Keko - Catania
Mario Gomez - Fiorentina (spanjoll i gjermanizuar)