Fevziu mbledh udheheqesit e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise
Izaura Ndoj
Ceremonia e zyrtare e promovimit te librit me te fundit te gazetarit dhe shkrimtarit Blendi Fevziu, "Enver Hoxha", mblodhi pasditen e djeshme personalitetet me te larta shteterore dhe nga jeta diplomatike, kulturore dhe mediatike. Tete kryeministra dhe ish- kryeministra shqiptare, ishin te pranishem ne ceremoni: Sali Berisha, Hashim Thaci, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Ylli Bufi e Bujar Bukoshi. Te pranishem ne event ishin dhe personalitete te tjera nga jeta politike dhe kulturore si kryetarja e Parlamentit Topalli, kryebashkiaku i Tiranes, Basha, ambasadori i SHB-se, Arvizu, ambasadori i BE, Sequi. Mes tyre disa ministra te kabineteve qeveritare te Tiranes, Prishtines e Shkupit, si Imami, Bregu, Ruli, Haxhinasto, Bode, Bumci. Po ashtu nga Kosova, zv/kryeministri Bujar Bukoshi, ministri i Jashtem Enver Hoxhaj, i Kultures, Memli Krasniqi, Integrimit, Vlora Citaku, Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, etj. Nuk munguan dhe shume emra te se majtes, Dokle, Majko, Fino, Leskaj, Dade, Ahmetaj, Klosi, Malaj, Fuga, Veliaj, Angjeli, e po ashtu shume emra te njohur te politikes, artit, kultures dhe medias. Ra ne sy mungesa e dyshes "Topi-Rama". Nga stafi organizator u mesua se Presidenti i Republikes dhe kryetari i PS ishin ftuar ne ceremoni por nuk moren pjese.
***
Promovimi zyrtar i parapriu nje interesimi te paparashikuar qe u shnderrua ne thyerje rekordi porsa i perket shitjes se librit si ne shifra ashtu dhe ne periudhe te kesaj shitjeje. Ne vetem tete jave, libri u ribotua disa here duke arritur te shtypet ne 40 mije kopje. Shkrimtari Blendi Fevziu, e pohoi kete mbreme dhe vuri ne dukje faktin se te pakten 33 mije kopje te librit tashme jane ne duart e lexuesve, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove dhe vise te tjera shqiptare pertej kufirit. "Rrembimi" i librit nga nje mase kaq e madhe lexuesish ne nje kohe kaq te shkurter, lidhet me faktin se ai sjell te dhena dhe dokumente te pakontestueshme mbi diktatorin komunist Enver Hoxha. Fevziu "suksesi i ketij libri qendron ne ate qe pothuajse te gjithe gjejme dicka nga vetja. Jam 42 vjec, kam kaluar 21 vjet ne komunizem dhe 21 vjet ne post-komunizem, keshtu qe nuk di te them se kush ka qene periudha qe me ka lenduar me shume, - perfundoi Fevziu.
***
Kjo eshte e para biografi e Enver Hoxhes bazuar ne dokumentet e arkivave personale dhe ne rrefimet e atyre qe e njohen, me autor Blendi Fevziun. Per gazetarin e njohur, ky liber konsiderohet si nje shtyse per hulumtimin e metejshem te fakteve te historise, me qellimin qe brezat qe vijne te njohin te verteten e pathene. "Jetojme ne nje mjedis te ndotur moralisht, e ndotem moralin duke thene dicka te ndryshme nga ajo qe mendonim, mesuam te mos i besonim asgjeje, te shperfillnim njeri-tjetrin, te kujdeseshim vetem per veten tone. Koncepte te tilla si dashuria, miqesia, perulesia apo falja e humben dimensionin e tyre do te thoshte Havel. Kjo ishte ngjarja qe me vinte me se shumti ne mendje ku zhytesha ne dokumente ku lideri komunist Enver Hoxha dhe bashkepunetoret e tij kishin lene me shumice ne Arkivat e Shtetit". Me tej ai tha: "Ndersa shkruaja librin thelle dukej sikur po i hyja ne hak shoqerise se sotme por, ngjalli nje kohe qe e kishim lene pas me nje urim te vetem; dhente zoti nuk vjen me kurre ne asnje lloj forme dhe emri. Pak nga pak pata frike se ai liber po me fuste ne nje tunel ku po ecja vetem, ku nuk do me ndiqte askush, do me linin te vetem ne perversitetin e nje regjimi qe e kisha urryer dhe kisha uruar per shume kohe qe te harrohej pergjithmone. Per fatin tim te mire, frika ose hezitimi im rezultuan pa shkak".
Libri "Enver Hoxha" tregon permes dokumenteve dhe deshmive te periudhes sesi ish- udheheqesi komunist i shqiptareve arriti te konsolidoje dhe te ndertoje pushtetin e tij. Autori u ka kushtuar nje rendesi te vecante dokumenteve, ku permes tyre del qarte raporti i Hoxhes me kundershtaret dhe sesi arriti t'i eliminonte nje nga nje. Figura e Enver Hoxhes ne biografine e pare te tij bazuar mbi dokumentet e arkivit personal sipas Blendi Fevziut, eshte ajo e nje tirani te pashembullt, nje prej fatkeqesive me te medha te ketij vendi, por padyshim nje njeri me nje talent te spikatur politik, edhe pse nje talent kriminal. Ne kete liber eshte perfshire edhe ditari personal i Enver Hoxhes, qe ndodhet ne Arkivin Qendror te Shtetit. Nje ditar, qe sipas autorit Blendi Fevziu ka rreth 7000 faqe. Nderkaq, Fevziu rrefen se ka ende shume detaje mjaft interesante mbi ish-diktatorin, te cilat ai nuk i ka perfshire ne librin e tij, pasi nuk ka qene teresisht i sigurt ne vertetesine e tyre.
Kryeministri Sali Berisha: Libri, tema me madhore e se shkuares sone 43-vjecare
I pranishem ne eventin zyrtar te promovimit te librit "Enver Hoxha" te autorit Blendi Fevziu, Kryeministri Berisha tha se "Mendimi i pare qe me ka ardhur ne mendje kur kam marre ne dore kete liber, kjo eshte nje veper e shkelqyer, me e mira e ketij zhanri qe une kam lexuar. Se pari tema qe trajton eshte tema me madhore e te shkuares sone 43-vjecare para renies se diktatures. Se dyti libri ka nje vertetesi ekzemplare pasi mbeshtetesit e Enver Hoxhes nuk kane qene ne gjendje te pergenjeshtrojne asnje fakt. Se treti, njeriu qe qeverisi Shqiperine ne vitet '30, ishte ndoshta diktatori me mizor". Me tej kreu i ekzekutivit pohoi se "Kam lexuar libra per diktator te ndryshem por gjer me sot nuk kam pare asnje te tille. Libri eshte shkruar me nje fryme dhe lexohet me kenaqesi eshte nje dokument e nje rendesie te jashtezakonshme per historine e Shqiperise. Libri fakton se per Enver Hoxhen, Kosova nuk kishte asgje tjeter". Gjate ketij evenimenti ku te pranishem ishin personalitet te politikes dhe artit u ekspozuan edhe piktura nga arti i propagandes te cilat dolen per here te pare ne nje pavijon te tille. Biografia e ish -diktatorit Enver Hoxha me autor Blendi Fevziun vazhdon te jete ne majen e klasifikimeve te librave me te kerkuar si nje nga librat me te shitur ne 20 vitet e fundit. Gjithsesi, biografia "Enver Hoxha" e gazetarit Blendi Fevziu tashme ka marre rrugen e suksesit, duke u kthyer padyshim ne librin me te shitur ne tregun shqipfoles. Nje interes te madh biografia e diktatorit te shqiptareve ka ngjallur edhe ne Kosove.
Henri Cili: Suksesi i ketij libri i perket vetem Blendi Fevziut
Analisti dhe gazetari Henri Cili, gjate celjes se ketij eventi tha se "kur planifikuam me Blendi Fevziun botimin e ketij libri beme llogari te gabuara. Beme llogari te gabuara ne lidhje me autorin, ne lidhje me subjektin, ne lidhje me deshiren e shqiptareve per te lexuar mbi ate cka ju ka ndodhur ne nje nga periudhat me te zeza te jetes se tyre. Si pasoje e kesaj llogarie te gabuara shtepia botuese e Universitetit Europian te Tiranes ka hedhur ne qarkullim brenda 8 javeve te para te botimit rreth 40 mije kopje nga te cilat 33 mije kopje te shituara dhe une marre pergjegjesine. Ngjarja eshte vertete e jashtezakonshme sepse dedikimi i kryesor i ketij suksesi i perket autorit Fevziu.
Sistemi aktual zgjedhor, kerkon krijimin e koalicioneve sa me te medha por edhe sa me efektive. Sa me te medha per te fituar dhe sa me efektive per te qeverisur ndryshe. Ndaj per krijimin dhe konsolidimin e tyre duhet punuar cdo dite dhe jo kryesisht ne prag te zgjedhjeve apo pas perfundimit te zgjedhjeve