Maqedoni, fillon vaksinimi i tërë popullatës
Autoritet maqedonase kanë filluar sot fushatën për vaksinimin e gjithë popullsisë kundër virusit të gripit të derrave.
Këtë herë, përveç personalit shëndetësor dhe grupeve të rrezikuara, vaksinimi do të përfshijë edhe qytetarët e tjerë. Mjekët rekomandojnë edhe ilaçin “Tamiflu”, krahas vaksinave.
Komisioni për grip pandemik informoi se në mënyrë emergjente furnizohen respiratorë plotësues për spitalet, 50 mijë kuti të ilaçit “Tamiflu” dhe 80 mijë vaksina. Deri më tani, vaksinën kundër gripit të derrave e kanë marrë afër 2 000 qytetarë.