Fier – Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Policia Shtetit bën të ditur sot se një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Fier.
Në pranga ra K.M., 34 vjeç, banues në Lushnjë, me qëllim për t’u ekstraduar në Itali.
Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
/a.f/