E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fier – Përfundon rruga “Çeligrad”, ofron një pamje tjetër të hyrjes në qytet


TIRANË, 24 mars/ATSH/ Hyrja e qytetit të Fierit ofron tashmë një pamje të re, falë një projekti transformues që mundësoi rikonstruksionin e rrugës “Çeligrad” me gjatësi rreth 1,2 kilometra, e cila ndodhet në lagjen “Mbrostar Ferko” dhe shtrihet nga përfundimi i rrugës “Kastriot Muço” deri tek Bypass-i.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politke e qarkut të Fierit bëri të ditur sot punimet në hyrje të Fierit kanë përfunduar në çdo detaj, me parametrat urbanë të plotësuar.

Ky projet u realizua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në hyrje të qytetit, siç njihet nga zona, Çeligradi është bërë gjithë mobilimi urban, me trotuare, ndriçim dhe pemë.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›