E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Delvina, Finqi dhe Konispoli, me potencial për agroturizma dhe struktura hoteliere dimërore

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Nga Saranda ku zhvilloi sot një takim me takim sipërmarrës të rinj të kthyer në Shqipëri duke u shndërruar në potencial të ekonomisë rajonale, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje që të shtrijnë biznesin turistik, edhe në zona më të thella, siç janë Delvina, Finiqi apo Konsipoli.

Kreu i qeverisë tha se këto zona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ndërtuar struktura hoteliere dimërore.

“Unë besoj që është koha të mendohet dhe ju takon ju që ta mendoni shtrirjen e biznesit në thellësi për të thyer sezonin dhe për të pasur edhe një degë të bizneseve tuaja turistike hoteliere në territoret brenda, flas për zonat e Delvinës, Finqit, Konispolit, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndërtuar agroturizma, struktura hoteliere dimërore për shëndetin, relaksim, të gjitha që janë shërbime që paguhen shumë dhe kërkojnë në radhë të parë natyrë, mjedise të qeta dhe oxhakun në zjarr”, tha Rama.

Për këtë, theksoi kreu i qeverisë është në dispozicion edhe fondi për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që është 250 milionë euro dhe që sot është funksional nga Banka e Shqipërisë.

“Për këtë dhe për më shumë se kaq kini parasysh që fondin e financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që u vu në dispozicion që është 250 milionë euro dhe që është funksional sot nga Banka e Shqipërisë nga linja e kredisë e Bankës së Shqipërisë me 70% garanci për kolateralin nga ana e qeverisë dhe me një interes që shkon në 3%, sot që flasim është në dispozicion për të bërë investime të tilla. Besoj se është ende mundësia”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi “kini parasysh që kur të hyjmë në Bashkimin Europian, ne do të hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë një rritje çmimi dyfish menjëherë. Siç ka treguar historia e vendeve të tjera para nesh”.

“Prona e patundshme bëhet objekt interesi për një popullatë që është qindra miliona njerëz, nuk është më interes vetëm i popullatës që është këtu ose i atyre që e shohin Sarandën apo Shqipërinë si një vend ku blejnë, por që janë akoma pak, janë raste që rriten çdo vit, por janë pak me çfarë ndodh kur hynë në BE, është njësoj si një qytet i ri që i shtohet Shqipërisë dhe të ketë potencialet që ka Shqipëria, edhe pse dyfishohet, janë prapë shumë më lirë se ç’janë në vende të zhvilluara të BE-së. është një investim që jo pas 50 vjetësh, por pas 5 vitesh, 10 vitesh, do t’u kthehet në mirësi shumë të madhe”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›