E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier - familja Bobo braktis shtëpinë, denoncon Presidentin

17-04-2012 / Gazeta 55

Bamir Topi, diskriminim racial ndaj shtetases së huaj të martuar me një shqiptar - S’i dha shtetësinë qytetares moldave Olga Tofan

Familja Bobo në Fier ka përjetuar dramatikisht refuzimin e nënshtetësisë nga ana e Presidentit të Republikes Bamir Topi, ndërsa gruaja Olga ka humbur një fëmijë. Dhe pas kësaj, burrë e grua Ismet e Olga Tofan kanë braktisur banesën duke mos u përballur me këtë refuzim ndonëse ajo jeton prej18 vitesh në Fier dhe ka tre fëmijë nga martesa e saj me Ismet Bobon. 

Refuzimi i fundit është argumentuar nga presidenca me faktin se martesa e çiftit është bërë vetëm 6 muaj përpara nisjes së kërkesës zyrtare për nënshtetësinë. 

Duke e konsideruar këtë argumentim jo ligjor bashkëshortët Bobo dhe Tofan kanë paditur presidentin për diskriminim, duke kërkuar nga gjykata edhe kompensimin e demit moral që i është shkaktuar si pasojë e këtij refuzimi. Vete Olga Tofan thotë se ky refuzim ka ardhur si pasojë e diskrimimit racial. 

Të afërmit e çiftit tregojnë se Olga Tofan e ka përjetuar në mënyre dramatike mos-pajisjen e saj me dokumente shqiptare. Kjo është reflektuar në shëndetin e saj, pasi ka humbur një fëmijë gjatë lindjes, ndërsa ka tentuar disa herë t’i japë fund jetës në gjendje depresive.

Çifti deklaron se është larguar nga Shqipëria dhe nuk mund të kthehet, nëse nuk zgjidhet problemi i nënshtetësisë. Ata kanë marrë përsipër të largojnë edhe vajzat nga shkolla Roksana 11 vjeç, Aleksandrina 10 vjeç dhe Rozalia 6 vjeç. Bashkëshortët thonë se ndihen të frikësuar dhe do të qëndrojnë jashtë vendit deri në përfundimin e procesit gjyqësor ndaj Presidentit të Republikës, që do të ndiqet nga avokati i tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›