Fier Aksidenti, vdes në rrugë 43-vjeçari
Autori i Lajmit: Redaksia
Një 43-vjeçar ka gjetur vdekjen dje në mesditë në afërsi të qytetit të Fierit, ndërkohë që përpiqej të kalonte rrugën për të shkuar në shtëpi, informon policia. Ngjarja ndodhi në Zhupan të Fierit. Burime policore thanë se Qazim Hanaj, 50 vjeç me banim në qytetin e Patosit aksidentoi me pasojë vdekjen, 43-vjeçarin Shkëlqim Selimi, banor i Fierit. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ndodhi kur i dyshuari po lëvizte në afërsi të fshatit Zhupan të Fierit, me mjetin e tij një autoveturë e markës “Audi” me targa FR 7643 A. Policia ka ndaluar autorin e aksidentit dhe tha se po përpiqet të zbardhë rrethanat e aksidentit që i mori jetën në vend kalimtarit të rastësishëm.
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010