Gërdeci, padi tjetër ndaj Mediut në Gjykatën e Lartë
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Ankimohet në Gjykatën e Lartë vendimi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas pushimit të çështjes në datën 1 mars.
Gjykata e Lartë pushoi për të dytën herë çështjen penale ndaj Ministri Fatmir Mediu me arsyetimin se dosja me 400 faqe e dy personave nga Gërdeci, Roxhers Durda dhe Alketa Azizaj që fajësojnë ministrin për dëmin që iu shkaktua nga shpërthimi i 15 Marsit, nuk ka asnjë provë që fajëson Fatmir Mediun dhe si rrjedhim nuk është me vend kërkesa për heqjen e imunitetit. Ankimimi i këtij vendimi është kryer nga përfaqësuesi ligjor i familjarëve të viktimave të Gërdecit i cili e ka arsyetuar me pretendimin se vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë është i ankimueshëm.
Avokatët mbrojtës
Avokatët që mbrojnë interesat e familjarëve të viktimave të Gërdecit, të cilët kishin paditur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, reaguan dje me një deklaratë për media, duke pohuar se vendimi i Gjykatës së Lartë është i paligjshëm dhe për më tepër, ai njollos sistemin gjyqësor në Shqipëri. “Me cilësinë e avokatëve të të plagosurve të shpërthimit të Gërdecit njoftojmë se dje më 1 mars 2010 Gjykata e Lartë vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Fatmir Ali Mediu për akuzën e plagosjes së rëndë, duke u bazuar në nenin 291 të Kodit të Procedurës Penale. Sqarojmë opinionin se kolegji i gjyqtarëve me këtë vendim njollosi në vazhdim figurën e gjyqësorit, duke shënuar një tjetër vendim në shkelje të ligjit”, thuhet nëe deklaratën e avokatit. Sipas mbrojtjes, neni ku u mbështet gjykata flet për një nga atributet e prokurorit, i cili kur ekziston ndonjë nga shkaqet e rreshtuara në nenin 290 të Kodit Penal vendos mosfillimin e procedimit penal. Akuzën në një proces të tillë duhej ta përfaqësonte realisht i dëmtuari akuzues e jo gjykata. Kjo e fundit duhej të rrinte në pozicionin e arbitrit dhe të vlerësonte provat e paraqitura. Mosfillimi i procedimit penal është një veprim, i cili ndërmerret gjatë hetimeve paraprake, përpara se çështja të shkojë në gjykatë. Në të vërtetë kjo çështje ishte në gjykatë, dhe ajo urdhëroi seancën e pajtimit, bashkoi procedimet, etj, veprime procedurale këto që tregojnë fillimin real të procedimit. Duke vazhduar në arsyetimin se përse çështja nuk duhej mbyllur, gjykata mori në shqyrtim provat dhe këtë e bëri pa marrë më parë autorizimin e procedimit nga Kuvendi, pra pa i hequr imunitetin deputetit Fatmir Mediu, Së treti, një tjetër shkelje që u shënua ishte fakti se gjykata nuk i dha mundësinë dy dëshmitarëve që të dëshmonin, duke i mbyllur gojën atyre “me ligj”. Së katërti, nuk ekzistonin as shkaqet për të marrë një vendim të tillë.
Rastet kur nuk niset procedimi
Sipas avokatit mbrojtës së familjarëve të Gërdecit, neni 290 i Kodit Penal përcakton rastet se kur nuk duhet filluar procedimi penal.
1. Kur personi ka vdekur dhe në rastin konkret Fatmir Mediu është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë
2. Kur personi është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale. Fatmir Mediu është madhor dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore
3. Mungon ankimi i të dëmtuarit ose ai e tërheq. Në këtë rast të dëmtuarit kanë kërkuar shprehimisht në gjykatë që nuk pajtohen dhe duan të vazhdojnë gjykimin, me gjithë kërkesën e Fatmir Mediut për falje.
4. Kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston. Në këtë rast, fakti i plagosjes së rëndë nga pakujdesia është parashikuar nga ligji si vepër penale dhe konkretisht nga neni 91 i Kodit Penal. Fakti gjithashtu ekziston sepse Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj janë plagosur rëndë siç faktohet me anën e raporteve mjekësore që gjenden në dosje. Përveç raporteve, të plagosurit kanë shenja të qarta të djegieve, të cilat janë permanente.
5. Vepra penale është shuar. Në këtë rast vepra penale e plagosjes së rëndë nga pakujdesia që të shuhet duhet të kalojë një afat prej 3 vjetësh dhe kjo vepër shuhet në datën 15.03.2011. 6. Është dhënë amnisti. Në këtë rast, nuk ka asnjë amnisti nga Kuvendi për krimet e kësaj kategorie dhe për ato që ndodhën në Gërdec më 15.03.2008.
Reagimi
Gjyqësori mbrojti në mënyrë
të paligjshme Mediun
Avokatët mbrojtjes të familjarëve të viktimave të Gërdecit përmes deklaratës së djeshme kanë bërë me dije se pushimi i çështjes ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk ka asnjë bazë dhe kështu lind natyrshëm dyshimi që Gjyqësori e mbrojti sërish në mënyrë të paligjshme imunitetin e Fatmir Mediut. Sipas tyre, nga kjo del qartë se niveli i gjyqësorit shqiptar dhe sistemi aktual i Drejtësisë”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë që, familjarët e viktimave të Gërdecit janë shprehur tërësisht të bindur të mos reshtin veprimet ligjore për të kërkuar drejtësi.
Avokatët e Mediut
Prokuroria po nxit banorët e Gërdecit
Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzoi një seancë më parë Prokurorinë e Përgjithshme se është duke nxitur banorët e Gërdecit, që të padisin ish-kreun e Ministrisë së Mbrojtjes. Akuza është bërë në seancën, kur gjykata deklaroi se ka shqyrtuar padinë e dy të plagosurve, Roxhers Durda dhe Alketa Hazizaj dhe e pushoi atë me argumentin se padia nuk ka asnjë provë që të fajësojë ish-ministrin. Pas prezantimit të qëndrimit të Prokurorisë, e cila pohoi se ka 69 prova që fajësojnë Mediun, avokati i ish-ministrit, Ardian Visha reagoi ashpër ndaj organit të akuzës. “Kjo dosje është brumë i gatuar keq nga Prokuroria e Përgjithshme që ua servir familjarëve për të bërë petulla sipas dëshirës”, tha më parë avokati i Mediut, Ardian Visha. Ai u përball në atë seancë me një debat të ashpër me vetë familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit që ishin të pranishëm në Gjykatën e Lartë ku po zhvillohej seanca.
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010