Fier, 13 vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Një 13-vjeçar është plagosur sot me thikë në ambientet e shkollës 9-vjeçare "Andon Xoxa" në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes adoleshentësh, ku njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Të alarmuar nxënësit kanë lajmëruar mësuesit ku këta të fundit njoftuan policinë për rastin e rëndë. 13-vjeçari me inicialet E.M ndodhet në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Poilica ka arritur në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhen e vërtetë të ngjarjes.