E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali Pango, UT-ja: I takon këshillit të etikës

Autoritet arsimore nuk japin ende verdiktin e tyre për çështjen Pango. Edhe pse opozita dhe opinioni kërkojnë që ish-ministrit të kulturës t'i hiqet edhe titulli i profesorit, për shkak të skandalit në të cilin ai është përfshirë, krerët e arsimti të lartë, thonë se është një çështje për të cilën duhet të përgjigjet këshilli i etikës. Kreu i konferëncës së rektorëve Jorgaq Kaçani është shprehur se, për largimin ose jo të Pangos duhet të shprehet universiteti përkatës, ndërsa tha se duke qenë se skandali ka të bëjë me një çështje morali, i takon këshillit të etikës të shprehet për pozicionin e tij. Por, kreu i universitetit të Tiranës Dhori Kule nuk ka dashur të shprehet publikisht mbi rastin Pango. Për herë të parë rektori i UT nuk ka dashur të flaës për mediat vizive, ndonëse ka bërë të ditur se nuk mund ta marrë rastin në shqyrtim,për aq kohë sa nga fakulteti nuk ka mbërritur asnjë kërkesë përshkarkimin e tij. Sipas Kules, Ylli Pango ka afro një vit që qendron larg nga auditorët, për shkak të postit të marrë në qeveri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›