E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e 9 Janarit, në spital një nga grevistët

I vëllai i njërit prej personave të humbur iu bashkua grevës së urisë, në datën 3 mars. Gjendja e tij në mëngjes ka qenë më e rënduar duke bërë që të merreshin masa për shtrimin e tij urgjent në spital 

SHKODER-Njëri nga 4 grevistet e tragjedisë së 9 janarit 2001 është shtruar në spital. Ilir Gjilaj, i vëllai i njërit prej personave të humbur Ardian Gjilaj iu bashkua grevës së urisë, në datën 3 mars ku ishin vendosur në këtë dhomë Ndoc Bjeshka, dhe Ndue Zajeti, të cilëve më pas iu bashkua edhe Mark Grishaj. Ilir Gjilaj prej ditësh kishte shfaqur probleme me tensionin dhe dhimbjen e kokës, ndërsa gjendja e tij në mëngjes ka qenë më e rënduar duke bërë që të merreshin masa për shtrimin e tij urgjent në spital. Si fillim Gjilaj është vënë në serum dhe pritet përmirësimi i gjëndjes shendetësore. Pas daljes se fakteve te reja ne lidhje me tragjedine e 9 Janarit 2004, ku humben jeten ne ujrta e detit Jon 28 te rinj e te reja nga zonat e Shkodres, familjaret e 8 personave qe vazhdojne te rezultojne te humbur kane hyre paraditen e se shtunes në 28 shkurt ne greve urie. Sipas tyre, 8 muaj me pare familjaret e viktimave kane siguruar nje deklarate te Shefit te Krimeve te asaj kohe, Sokol Bizhga, ne te cilen citohet se ne oren 6 e 30 te mengjesit se dates 10 janar, ne gjirin e Dafineë eshte gjetur nga nje anije shqiptare nje gomone me 8 trupa te pajete ne bord. Po sipas kesaj deklarate, gomonia e gjetur është rimorkuar nga anija shqiptare dhe destinacioni i saj akoma nuk dihet.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›