E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, 150 familje pa drita, vidhet kablli i tensionit të lartë

FIER- Vjedhja për herë të tretë e kabullit të tensionit të lartë të energjisë elektrike ka lënë pa energji prej 6 ditësh 150 familje të fshatit Hoxharë e Re në rrethin e Fierit. Banorët kanë protestuar duke deklaruar se kjo situatë është bërë e padurueshme, ku vetëm brenda një periudhe dy mujore fenomeni i vjedhjes ka qënë tre herë i pranishëm, ndërsa asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë.

“Ne jemi pa drita, jam grua plakë, jam e sëmurë. C’të bëjmë pa drita, ku të mbytemi”, thotë një banore.

"Nuk dimë ku të ankohemi për këtë problem. Ne si popull i paguajmë kontributet. Shteti të verë dorë”, tha një tjetër.

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar dhe ndërprerjen e ujit të pijshëm në fshatin Hoxharë e Re, c’ka ka detyruar banorët të furnizohen nëpërmjet autoboteve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›