Teliti: Vendimi i Kushtetueses s’ka lidhje me censusin
TIRANE- Dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dispozitën që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin e Gjendjes Civile, duke e cilësuar atë antiligjore, reagon Drejtori i gjendjes civile Armand Teliti. Sipas tij vendimi i Kushtetueses nuk ka asnjë lidhje me censusin.
“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me censusin ose regjistrimin e popullsisë, të dhënat e të cilit do të jenë tërësisht në dispozicion të INSTAT-it për qëllime statistikore, studimore dhe për politika të zhvillimit. Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë të dhënave të regjistrit të gjendjes civile. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikatat e gjendjes civile të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”, - tha Teliti.
Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet të cilat kërkonin prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshme me kushtetutën të disa prej neneve të këtij ligji. Ankimuesit deklaronin se ligji cënon parimin kushtetues duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Në bazë të këtij ligji gjykatat kryesisht ato në jug të vendit, morën me mijëra vendime për ndryshimin e kombësisë nga shqiptare në greke.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u përshëndet nga Aleanca Kuq e Zi, e cila e cilësoi vendimin mbrojtje të sovranitetit të vendit. Ndërkaq regjistrimi i popullsisë nis më 1 tetor.
(m.a/News24/BalkanWeb)