Fier, 4 persona të së njëjtës familje humbasin jetën në aksident
Katër persona të të njëjtës familje kanë humbur jetën gjatë orëve të vonë të së premtes, pas një aksidenti automobilistik.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Mollas të Fierit. Viktimat janë Pëllumb dhe Anife Ismaili, si dhe dy djemtë e tyre.
Mësohet se ata udhëtonin me një mjet me targa italiane, i cili ka dalë jashtë rruge. Policia tashmë ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.