Westerwelle Harta e Ballkanit eshte mbyllur
Shefi i diplomacise gjermane Guido Westerwelle deklaroi ne Prishtine se integriteti territorial i Kosoves eshte i padiskutueshem dhe se harta e Ballkanit eshte ravijezuar perfundimisht. Ne nje konference te perbashket per shtyp me Kryeministrin kosovar Hashim Thaci Westerwelle theksoi se duhet dialog per te zgjidhur mosmarreveshjet Serbi-Kosove dhe se duhet te realizohet dhe te vihet ne jete marreveshja e perkohshme per veriun. Per ne eshte shume e qarte qe duhet te kete bashkepunim ne vend te konfrontimit. Po ashtu ftoj qe palet te bashkepunojne me KFOR dhe EULEX tha Westerwelle.
Shefi i diplomacise gjermane Guido Westerwelle u shpreh pas nje takimi qe zhvilloi me Presidenten Atifete Jahjaga se Gjermania mbeshtet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosoves dhe proceset integruese te saj. Kryediplomati e ka pergezuar Presidenten Jahjaga per marrjen e detyres ne krye te shtetit dhe tha se Gjermania eshte e perkushtuar per ta mbeshtetur Kosoven ne te gjitha proceset demokratike. Ai tha se eshte me rendesi progresi i Kosoves ne te gjitha fushat dhe ne vecanti ne fushen e zhvillimit ekonomik. Nderkaq diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka thene se propozimet per ndarjen e Kosoves jane absolutisht te papranueshme. Ai tha se eshte me rendesi qe te gjithe pjesemarresit ne vecanti pergjegjesit ne Beograd te kuptojne se pa zgjidhjen e ceshtjes se veriut pa marre parasysh se si do te zgjidhet dyert e Serbise drejt Europes nuk mund te hapen me shume dhe nuk do te hapen. Ne nje interviste per Deutsche Welle Ischinger ka thene se komandanti i KFOR-it Erhard Byhler ka luajtur rol te madh ne shmangien e konflikteve ne Kosove nderkaq propozimet e tij tregojne se KFOR-i e sheh Kosoven si nje teresi territoriale.