Mbështetje minatorëve, Aleanca Kuq e Zi nesër në Bulqizë
Aleanca Kuq e Zi ka njoftuar se do të jetë nesër në Bulqizë në mbështetje të 13 minatorëve grevistë. Nën moton Atdheu nuk jepet me konçesione skllavëruese, mbështetës dhe simpatizantë do të jenë nesër në Bulqizë.
Më herët, AK-ja lëshoi një deklaratë publike në mbështetje të minatorëve, duke i bërë thirrje shtetit të mbështesë minatorët dhe të mbrojë pasuritë publike të vendit.
Minatorët e Bulqizës ndodhen prej 19 ditësh në grevë urie, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje mes tyre dhe kompanisë konçesionare që shfrytëzon minierën e Bulqizës, ACR.