E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, 9 shkolla pa higjenë, vendorë heshtin ndërsa rrezikohen nxënësit

Edhe pse viti i ri shkollor ka filluar, 9 shkolla publike në rrethin e Fierit nuk plotësojnë asnjë kusht higjeno sanitar. Tavane të rëna, mure të plasaritura dhe lagështirë - kjo është e gjithë panorama që sot ofrojnë këto shkolla ku përveçse një mësimi që bëhet në kushtet të tilla, nxënësit janë të rrezikuar.

Tre shkolla pothuajse me infrastrukturë tërsisht të amortizuara janë në fshatin Vjosë, ndërsa 1 është në fshatin Cakranit, ndërsa 5 të tjerat në rrethinat përreth. Kryeinspektori për higjenën në drejtorinë e shëndetit parësor në Fier Laze Bregasi pas kontrollit në mbi 40 shkolla bënë të ditur se në këto 9 shkolla, gjendja është shqetësuese.
 

Ndërhyrja në infrastrukturën e shkollave është detyrë e njësive vendore, por përballë kësaj sitatuate drejtuesit e këtyre njësive nuk kanë reaguar. Higjena jep alarmin se këto shkolla duhet të mbyllen ndërsa deri më tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për ndëryrjet në to duke i lënë në mëshirë të fatit edhe pse reshjet përgjatë dimrit janë me intesitet. Baza materiale, si laboratore apo bibloteka për këta nxësnës janë një luks, të paktën rehabilitimet në shkolla duhet të jenë urgjente.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›