E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha inspekton punimet në rrugën "Ilia Dilo Sheperi"

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet në rrugën "Ilia Dilo Sheperi"në njësinë nr.5 në kryeqytet.
 

Në fjalën e tij, kryebashkiaku theksoi se kjo rrugë do të lidhë dy zona me rëndësi nga pikëpamja e trafikut , Selitën me Unazën e Madhe.
 

Sipas tij rikonstruksioni i rrugës do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve për rreth 2500 banorë të zones ndërsa shtoi se kjo rrugë do të ketë të gjitha standartet.
 

Rruga “Ilia Dilo Sheperi” do të jetë me gjerësi 6 metra dhe në dyja anët e saj do të ndërtohen trotuare për këmbësorët me gjerësi 1 metër. Vlera e rrugës kap shifrën e 40.4 milionë lekëve, ndërsa pritet të përfundojë për 10 muaj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›