Fier/ Aksident në unazën jugore, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme të palëve të përfshira në ngjarje.