Fier/ Banorët e Kreshpanit kërkojnë ujë të pijshëm: Nuk furnizohemi prej vitesh

Rreth 400 familje nga Kreshpani i Fierit kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre edhe pse ujësjellësi ka investuar në rrjetin ujësjellës, problem i tyre ka mbetur i pazgjidhur.
Problem bëhet më i ndjeshëm gjatë verës pasi dy burimet e tjera çezma e vetme e fshatit pakëson ujin gjatë verës, e puset e hapura privatisht thahen.
“Pa ujë, lekët po i paguajmë, vemi te drejtoria dhe ai thotë do të çojë ujë. Ku e ke?”
“Kemi vite që merrem me këto lloj pune. Tubacioni është dhe ujë nuk ka. Thjesht na thënë do vij, do vij, do vij, do vij. Në çdo verë është kjo situatë”
“Po bëjmë mos flas mbi 10 vjet që vuajmë nga ujit. Thonë do vij muaji behar, tre muaj, katër muajt e beharit. Na thonë do di ujë sot. Po jo nuk ka. Vijmë mundohemi të mbushim ujë te çezma”, thanë disa nga banorët.
Ndërkohë burime pranë Drejtorisë Rajonale të ujësjellës- kanalizimeve Fier pohojnë se linjat e reja ende nuk janë vënë në funksion por ato ekzistueset ende janë aktive dhe furnizohen 4 orë në ditë.
/RTSH/