Fier Berisha i shmanget vendimit te Kolegjit
Kryeministri Sali Berisha i shoqeruar nga deputeti i zones ministri Sokol Olldashi ishte dje ne mesdite ne Komunen Cakran me rreth 20 mije banore komune e cila u fitua ne zgjedhjet e fundit nga kandidati Vladimir Korcari i PD-se. Ai ishte per te inauguruar rrugen e kesaj zone 15 km e gjate qe bashkon Cakranin dhe fshatrat e kesaj komune me Fierin. Investimi kushtoi rreth 2.9 mln euro dhe i gjithe fondi i financimit ishte nga qeveria shqiptare. Kjo rruge e ndertuar nga nje firme private zgjidh perfundimisht levizjen e njerezve automjeteve dhe mallrave te kesaj zone ne kushte me te mira infrastrukturore. Ne fjalimin e tij Kryeministri ka shmangur per here te pare qendrimet politike duke mos u fokusuar as te vendimi me i fundit i Kolegjit Zgjedhor qe urdheroi KQZ-ne per hapjen e te gjitha kutive te votimit ne Tirane. Kryeministri kerkoi qe banoret e kesaj zone te mbjellin sa me shume ullinj dhe drure frutore.