E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet numerimi i 475 kutive. Ngushtohet avantazhi Basha-Rama

Gjeografia e hapjes te 1724 kutive. 226 do te mbeten mbyllur

Ndersa jane mbyllur dy dite te rinumerimit te fleteve te kontestuara dhe atyre te pavlefshme deri tani KQZ-ja ka kaluar gjithsej 3 njesi bashkiake duke lene per ditet ne vazhdim 8 minibashki te tjera. Nderkaq jane ne plan te hapen edhe 1724 kuti ndersa nuk do te hapen 226 te tilla. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli numerimin e fleteve te kontestuara ne dy njesite bashkiake perkatesisht te njesise 2 dhe 3 te kryeqytetit. Gjate ketij procesi te vleresimit te votave te hedhura ne kutite e gabuara rezulton se kandidati demokrat Lulzim Basha eshte ne total 76 vota para kandidatit socialist Edi Rama. Nga numerimi i 201 kutive te njesise bashkiake nr.2 te Tiranes Basha kishte nje avantazh me Ramen me 92 vota gjithsej. Nga numerimi per kete minibashki u gjeten 33 flete te kontestuara gjithsej ku pro Bashes u gjeten 21 vota te kontestuara qe u vleresuan te vlefshme kurse per kundershtarin Rama 13 vota. KQZ numeroi gjithsej 201 kuti votimi. Por ne numerimin e pasdites te votave te njesise bashkiake numer 3 diferenca u ngushtua me 16 vota. Kandidati Basha rezulton pas numerimit te 118 kutive te kete 76 vota me shume se rivali socialist Rama. KQZ-ja mbylli rivleresimin e votave te kontestuara per te vijuar sot paradite me minibashkite kater dhe pese. Deri me tani kane mbetur dhe 8 KZAZ pa u hapur kutite e votimit.

Gjeografia e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te hape 1724 kuti votimi nga 1940 kuti te procesit zgjedhor ne Tirane. Ato do te hapen ne 11 njesite bashkiake te Tiranes. KQZ-ja sipas materialit te shperndare ne rruge zyrtare nuk do te hape vetem 226 kuti. Ky material me te dhenat e cdo qendre votimi iu shpernda partive politike. Ne te permbahen te dhenat sipas QV-ve si dhe opsionet po/jo nese hapen nga KQZ-ja. Institucioni i larte qe merret tashme me administrimin e votave do te hape afro 90 e kutive te te gjithe votave qe jane hedhur me 8 maj. Ne njesine bashkiake numer 4 qe perfshin zonen e Shkolles se Bashkuar dhe te Alliasit do te hapen 112 nga 117 kuti qe ka gjithsej kjo zone zgjedhore. Njesia 5 qe i perket zones se Komunes se Parisit Tirana e re nga 260 kuti gjithsej do te numerohen 220 kuti. Ne zonen e Kombinatit qe i perket minibashkise numer 6 do te numerohen 195 kuti nga 204 qe jane gjithsej. Ne njesine bashkiake numer 7 qe perfshin zonen e 21 Dhjetorit do te numerohen 195 kuti nga 205 qe jane ne total.

Njesia 8 qe prek zonen e Shkolles se Kuqe ne Tirane rezulton te kete numrin me te vogel te kutive qe do te hapen me 94 nga 120 qe jane ne total. Njesia 9 zona e Don Boskos dhe e Stacionit te Trenit do te hapen 146 nga 164 kuti. Njesia 10 pjesa e zones se Rruges se Kavajes dhe Myslym Shyrit do te hapen te gjitha kutite e votimit. KZAZ-ja numer 54 ka gjithsej 100 kuti. Kjo zone njihet dhe si bastion i se djathtes. Pjesa e Laprakes aty ku demokratet kane dominimin e tyre elektoral do te hapen 209 nga 220 kuti votimi qe jane gjithsej. Ne baze te aktit te miratuar duhet te hapen te kater kutite e votimit qe zgjedhesit e kryeqytetit votuan per bashkine minibashkine dhe dy keshillat respektive. Te gjitha fletet e kontestuara ose te cilesuara si te hedhura ne kutine e gabuar do te vleresohen nga ana e KQZ-se. Me pas do te realizohet hedhja e shifrave te reja te votave qe do te dale nga ky proces i vleresimit. Ne tabelen perfundimtare te votave do te pasqyrohen dhe votat e kontestuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›