E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Bushati Rrezikojme te mbesim te fundit per ne BE

Reagimi Nese situata nuk ndryshon

Deputeti i PS-se Ditmir Bushati ne nje prononcim per gazeten Shqip shprehet se deklarata e komisionerit Stefan Fule ka te beje me progresin e atyre vendeve te Ballkanit ku Shqiperia rrezikon te mbetet mbrapa ketij procesi. Nese situata ne Shqiperi nuk ndryshon atehere rrezikojme te mbesim te fundit ne trenit e procesit te integrimit. Rrezikojme te mbesim njesoj me Kosoven dhe pse kemi specifika dhe karaktere te ndryshme deklaroi Bushati. Sipas tij qendrimi i Fules vjen pas komisioneres se larte baroneshes Ashton e cila ka deklaruar se deri ne fund te vitit Serbia mund te marre statusin ashtu si dhe Mali i Zi. Ndersa per Maqedonine pritet te vendoset. Per deputetin e opozites anetar te Komisionit Parlamentar per Integrimin mesazhi per Shqiperine pritet te jepet te henen ku ministrat e Jashtem te BE-se do te diskutojne dhe per ceshtjen e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ministrat e shteteve anetare te BE-se do te mblidhen ne Luksemburg ku do te japin nje mesazh ne lidhje me shtetet e Ballkanit Perendimor te cilet aspirojne integrimin ne strukturat e Europes se Bashkuar.

Jemi te gjithe te interesuar qe ne vende si Bosnje-Hercegovina dhe Shqiperia te kete nje kthese pozitive. Dhe ministrat e Jashtem qe do mblidhen te henen ne Luksemburg do te diskutojne per situaten ne Shqiperi ku dhe do te kete disa konkluzione. Por mund tju them se mesazhi kryesor per Shqiperine do te jete nje paralajmerim miqesor per te ndryshuar kursin e zhvillimeve atje deklaroi ministri i Jashtem hungarez Janosh Martoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›