Fier/ Lihen në burg dy të ndaluarit për trafikim të veprave të artit

“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e Fierit ndaj Shpëtim Kalemit dhe Pandeli Petanit të akuzuar për trafikim të veprave të artit.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera “ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerë 1.5 milionë euro.
Në seancën e kryesuar nga Miranda Nakaj, pala mbrojtëse ka paraqitur kuponat e blerjeve në Greqi dhe zhdoganimit të mallit, ndërsa hodhi poshtë akuzat pasi deklaron se bëhet fjalë për objekte të vjetra që shiten në treg të zi me vlerë shumë të ulët.
Prokuroria e përfaqësuar nga Elvis Alliaj deklaron se ka përgjime ambjentale që mbështesin akuzën.
Më tej pritet ekspertiza e detajtuar mbi objektet e sekuestruara si dhe komunikimi me palën greke, nëse dy të akuzuarit janë të përfshirë në trafikun e paligjshëm të veprave të artit.
/RTSH/