E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Makina përplas biçikletën, vdes 48-vjeçari

Një 48 vjeçar gjeti vdekjen dje në mbrëmje si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur "Fermë Çlirimi". Xhevit Arapi po udhëtonte me automjetin e tij tip Benz 200 së bashku me babain e tij, kur një person me biçikletë i ka prerë rrugën. Duke dashur të manovrojë për të shmangur një përplasje të mundshme, Arapi ka humbur kontrollin e makinës duke rënë në një kanal buzë rrugës. 48 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa i ati i tij është plagosur dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›