Gjirokastër, policia masa për shkelësit e qarkullimit
Burime nga policia rrugore e Gjirokastrës bëjnë të ditur se cdo ditë nga një numër të lartë ndëshkimesh me gjobë për shkelje, kryesisht për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë udhëtimit
GJIROKASTER-Policia rrugore shtrëngon masat ndëshkuese ndaj drejtuesve të mjeteve në Gjirokastër që shkellin rregullat e qarkullimit rrugor.
Burime nga policia rrugore e Gjirokastrës bëjnë të ditur se cdo ditë nga një numër të lartë ndëshkimesh me gjobë për shkelje, kryesisht për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë udhëtimit.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë vënë 50 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, ndërsa kontrollet vijojnë në të gjitha akset e qarkut gjirokastër.
Ndërsa shkeljet e tjera të evidentuara sipas policisë rrugore janë tejkalim shpejtësie, moszbatim i rregullave të qarkullimit rrugor si dhe mungesë dokumentash përkatëse.
Qëllimi i këtyre kontrolleve të nisura në të gjithë vendin ditë më parë është shmangia e aksidenteve duke pasur parasysh shtimin e qarkullimeve për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe turistëve.
(d.b/News24/BalkanWeb)