E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fier, Moci: Këtë vit 27 300 vaksina antigrip, 7 000 më shumë se në 2023-shin

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier, e cila mbulon bashkitë e Fierit, Roskovecit dhe Patosit, ka tejkaluar me të paktën 7 mijë dozat e vaksinës antigrip, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shefja e Epidemiologjisë në Fier, Anila Moci gjatë një interviste televizive shprehet se, “në të tri bashkitë Fier, Patos, Roskovec ka një përdorim të lartë të vaksinës antigrip. Krahasuar me vitin e kaluar numri i vaksinave sivjet arrin në mbi 27 300 doza kundrejt 21 mijë dozave në 2023-shin”.

Ndonëse shifrat e personave që kërkojnë ndihmë shëndetësore vijon të mbetet ende i lartë në qendrat shëndetësore dhe në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit, shefja e Epidemiologjisë, konfirmon që kemi të bëjmë me grip sezonal.

Sipas saj, që nga tetori e deri më sot nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID.

Për personat me sëmundje kronike, përveç vaksinimit, mjekja apelon edhe për mbajtjen e maskave, pasi kemi të bëjmë me viroza që shpërndahen në mënyrë komunitare, pra ku ka vendgrumbullime të mëdha të personave dhe natyrisht kontaktet e afërta.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›