E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama pret drejtuesit e lartë të agjencisë italiane të lajmeve, Italpress

TIRANË, 27 janar /ATSH/ – Drejtuesit e lartë të agjencisë italiane të lajmeve, Italpress u pritën sot në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimit, kryeredaktori Gaspare Borsellino së bashku me drejtorin e redaksisë Italo Cucci i bënë të ditur kryeministrit Rama zhvillimin e agjencisë Italpress në vendet e Ballkanit me një sërë marrëveshjesh dhe partneritetesh strategjike për të vazhduar rritjen në këtë zonë të rëndësishme gjeopolitike.

Gjithashtu ata diskutuan për disa bashkëpunime që do të shohin si protagoniste agjencinë Italpress dhe qeverinë shqiptare në muajt në vijim, në disa sektorë të rëndësishëm si turizmi, sporti, mjedisi dhe ekonomia.

Kryeministri Rama vlerësoi shumë iniciativat e nisura nga Italpress në zonën e Ballkanit dhe shpresoi për bashkëpunim për disa çështje të rëndësishme si turizmi, i cili po shënon rritje të vazhdueshme për sa i përket flukseve turistike drejt vendit të shqiponjave, por edhe sportit.

Në maj, në fakt, ”Giro d’Italia” do të nisë nga Durrësi dhe do të shkojë edhe në Vlorë dhe Tiranë./  a.jor.

1 nga 3

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›