E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier/ Ngacmoi seksualisht nxënësen 13 vjeçe/ Mbetet në burg mësuesi 60 vjeçar

Një mësues 60-vjeçar, i identifikuar si Madrid Sula, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, pasi dyshohet se ka ngacmuar një nxënëse 13-vjeçare. Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të mësuesit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”.

Sipas vendimit, masa e sigurisë “Arrest në burg” është caktuar pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të paraqitura gjatë seancës gjyqësore. Çështja është nën hetim nga Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore.
Ndaj vendimit palët kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Apelit brenda afatit të përcaktuar nga ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›