Fier/ Një në dy raste pozitive me COVID, shtohen infektimet, rritet kërkesa për vaksinim

Një në dy raste del i infektuar me COVID. Pozitiviteti i lartë i rasteve me COVID ka prekur edhe qytetin e Fierit, ku prej gati dy javësh nuk ka të ndalur shpeshtësia e hasjes së infektimeve të reja.
Sipas Arber Arapit , Drejtues i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, rreth 50% e testeve ditore dalin pozitiv me COVID
Në 24 orët e fundit, Fieri numëron gati 232 raste pozitive aktive me COVID . Shtimi i infektimeve nga COVID ka rikthyer frikën e për pasoje ka rritur kërkesën ndaj vaksinimeve anti-COVID.
Ndryshe nga një muaj më pare kur ra ndjeshëm interesimi për marrjen e vaksinës anti-COVID , në ditën e sotme numri i personave në marrjen e vaksinës shkon nga 160 deri në 230.
/rtsh.al/