Standarte bashkëkohore në stomatologji, fokus i veçantë teknikat e avancuar botërore në Kirurgjinë Oro-Maksilo-Faciale

Shërbimi mjekësor dentar në Shqipëri po hedh hapa drejt standardeve më të mira falë përafrimit të kurrikulave dhe aktiviteteve intensive që zhvillon Fakulteti i Stomatologjisë në kuadër të ndërkombëtarizimit me institucionet homologe në botë.
Për herë të parë,u mbajtën punimet e Kongresi V Ballkanik i Kirurgjise Oro Maksilo Faciale (OMF) dhe Kongresi XV i Departamentit te Kirurgjise OMF, ku morën pjesë mbi 30 eminenca të kirurgjisë Kranio maksilo faciale dhe Oro maksilo faciale, profesore, akademike e figura te shquara, jo vetëm nga Ballkani, por dhe nga vende të tjera të Europës.
Profesorët pjesëmarrës vlerësuan organizimin për herë të parë të këtij aktiviteti në Tiranë, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv që hedh mjekësia dentare shqiptare për tu unifikuar me homologët e institucioneve të huaja kudo në botë. Kongresi mblodhi në Tiranë studentët e FMD, personalitete nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, Urdhri Stomatologut dhe institucione të tjera bashkëpunëtore që nderuan eventin.
Shërbimi i Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale mbulon të gjithë spektrin e këtij specialiteti duke përfshirë diagnozën, trajtimin kirurgjikal spitalor dhe ambulator të shumë sëmundjeve të gojës, nofullave dhe fytyrës.
/rtsh/