Fier, Shtëpia e Oficerëve seli PDedhe ish-ushtarakët atje kundër
FIER- Vendimi i qeverisë për t’i kaluar për përdorim Partisë Demokratike dega Fier, Shtëpinë e Oficerëve, ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit.
Xhemal Dingo, një ish-oficer i lartë i ushtrisë para viteve 1990, shprehet i indinjuar nga ky vendim, ndërsa thekson se "këta godina janë pjesë historisë së ushtrisë shqiptare dhe përvetësimi i tyre është një luftë e hapur që i bëhet punës dhe kontributeve të Ushtrisë Shqiptare".
Të njëjtin mendim ndan edhe kreu i shoqatës së ish-ushtarakëve të këtij qyteti, Ruzhdi Xhepa, i cili u shpreh së pas këtij veprimi të padrejtë fshihen afera të dyshimta, ndërsa theksoi se ky vendim i padrejtë është tregues i urrejtjes nga e djathta shqiptare.
Ish-ushtarakët e qytetit të Fierit paralajmërojnë një protestë para Shtëpisë së Oficerëvë për të kundërshuar vendimin e qeverisë.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)